Përdorimi i faqes nga ana e Punëdhënësve

Fillimisht pasiqë vini në faqen Fillestare www.qasje.com ju keni dy mundësi, të rregjistroheni si Punëtor, ose Punëdhënës.

Klikoni linkun më lartë –> Regjistrohu

Pasiqë të klikoni do ju paraqitet dritarja në vazhdim:

Do të shkruani emrin tuaj real dhe e-mail adresën. Këto janë të dhëna të rëndësishme për të cilat më vonë QASJE.COM përmban të drejtat e plota që të kërkoj dokumentacione të identifikimeve zyrtare. Klikoni për të selektuar që dëshironi të rregjistroheni si –> Punëdhënës. Në fund klikoni butonin e gjelbërt Regjistrohu. Poashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes Facebook, duke klikuar ikonën e facebook në faqen regjistruese sikur në fotografi.

Në këtë moment ju dërgohen të dhënat në email adresën tuaj dhe fjalëkalimi juaj përmes të cilit mund të kyçeni në faqe.

Pasi të kyçeni përmes të dhënave tuaj personale, mund të hyni në profilin tuaj të QASJE.COM ku do të mund të vendosni të dhëna rreth jush, që të jeni më të qartë për aplikuesit në punën tuaj. Kjo bëhet në faqen në vazhdim –> Përshkrim Për Mua. 

Pas Plotësimit të këtij hapi, ju vazhdoni të postoni PROJEKTIN TUAJ, punën të cilën do e kryeni online.

Fushat e detajeve rreth projetit janë mjaft të qarta dhe plotësohen shpejtë:


Pasit të publikoni projektin tuaj, do të kontrollohet nga administratori dhe do të vendoset Live në faqe, i gatshëm për të pranuar oferta.

URIME! Ofertat do ju vijnë nga njerëzit e aftë kundrejt punës tuaj.

Procesi i pranimit të ofertës që ju përgjigjet më shumë, është fare i thjeshtë:

Shikoni ofertat e projekteve të postuara:

Në momentin që vendosni për punëtorin tuaj, klikoni ZGJIDH FITUESIN

dhe e konfirmoni zgjedhjen tuaj:

Pas kësaj dritareje do të drejtoheni në faqen për të kryer pagesën në SISTEMIN E QASJE.COM (paratë janë të rezervuara për puntorin, mirëpo do qëndrojnë në sistemin tonë të sigurta, deri në momentin që puntori do kryej punën suksesshëm).

Klikoni butonin VENDOSNI MË TEPËR KREDI (për aq para sa duhet të paguani)

Do selektoni opcionin Vendos para përmes PayPal (ku do të mund të vendosni para përmes kredit kartelës tuaj MASTER/VISA).

Do drejtoheni ne dritaren në vazhdim, ku do të klikoni butonin Pay with a Bank Account or Credit Card.

Pataj do të drejtoheni në dritaren në vijim ku shkruani të dhënat e Kartelës tuaj Debitore ose Kreditore për të bërë pagesën.

Në fund klikoni: Agree & Pay

Do shënoni të dhënat dhe konfirmoni. Pagesa kryhet me sukses, dhe punëtori mund të filloj me punë.

Pas kryerjes së punës:

  1. Dorëzimi i punës tuaj së bashku me faturën paguese nga ana e punëtorit.
  2. Pranimi i punës si e kryer nga ana e juaj dhe konfirmimi i lëshimit të parave
  3. Lëshimi i parave nga sistemi i QASJE.COM në llogarinë e punëtorit PASI NE E APROVOJMË me lejen tuaj.
  4. Puna e MBYLLUR ME SUKSES.
  5. Lënia e vlerësimit nga ana e punëdhënësit nga 1 yll, në 5 yje për punën e kryer (vlerësim që do shihet nga të gjithë punëdhënësit e tjerë).

Për çdo paqartësi, na shkruani në çdo kohë në info@qasje.com.

SUKSESE!