Përdorimi i faqes nga ana e Punëtorëve (freelancer)

Klikoni linkun më lartë –> Regjistrohu

Pasiqë të klikoni do ju paraqitet dritarja në vazhdim:

 

Do të shkruani emrin tuaj real dhe e-mail adresën. Këto janë të dhëna të rëndësishme për të cilat më vonë QASJE.COM përmban të drejtat e plota që të kërkoj dokumentacione të identifikimeve zyrtare. Klikoni për të selektuar që dëshironi të rregjistroheni si –> Punëtor (freelancer). Në fund klikoni butonin e gjelbërt Regjistrohu. Poashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes Facebook, duke klikuar ikonën e facebook në faqen regjistruese sikur në fotografi.

Në këtë moment ju dërgohen të dhënat në email adresën tuaj dhe fjalëkalimi juaj përmes të cilit mund të kyçeni në faqe.

Pasi të kyçeni përmes të dhënave tuaj personale, mund të hyni në profilin tuaj të QASJE.COM ku do ti veçoni aftësitë tuaja, profesionin ose punën për të cilën jenë në dizpozicion dhe të aftë ta kryeni. Kjo bëhet në faqen në vazhdim –> Përshkrim Për Mua. Në këtë pjesë punëdhënësit do shohin aftësitë tuaja, dhe sipas saj do kategorizoheni në sitemin e QASJE.COM.

  • Në fushën e Paypal — do shënoni llogarin tuaj në PayPal.com (për të kryer pagesat online për ndonji projekt që porosisni).
  • Në fushën e Skrill — do shënoni emal adresën tuaj në SKRILL.COM (për të pranuar paratë e fituara në kredit kartelën tuaj).

Për përdoruesit e Kosovës, paypal nuk është ende në funksionim. Kurse për përdoruesit e Maqedonisë dhe Shqipërisë mundësohet vetëm pagesa dhe jo edhe pranimi i parave. Fillimisht ju do të duhet të krijoni llogari në këto dy mjete të sigurta të pagesave reale online duke u rregjistruar në faqet e tyre.

Mund të ndryshoni edhe fjalëkalimin dhe të vendosni fotografinë tuaj profesionale.

URIME! Tani keni plotësuar profilin tuaj dhe mund të aplikoni për punë në QASJE.COM.

Ndiqni listën e punëve të postuara këtu:

Pasi të gjeni projektin në të cilën jeni të interesuar, klikoni mbi titullin ngjyrë të kalërt dhe do të hyni në faqen e projektit ku keni më tepër detaje.

Në hapsirën e djathtë keni butonin DËRGONI OFERTË përmes të cilit ju aplikoni për kryerjen e punës.

Me kliminin e butonit paraqitet dritarja e të dhënave që ju i caktoni si punëdhënës, për kryerjen e punës së kërkuar si dhe shkruani çmimin që ju vlerësoni të ju paguajnë.

Pasi të plotësoni të dhënat, klikoni DËRGO OFERTËN dhe oferta juaj do të dërgohet drejt punëdhënësit bashk me ofertat e punëtorëve të tjerë që kanë aplikuar.

Nëse keni ndjekur hapat siç duhet, menjëherë do të fitoni mesazhin e konfirmimit që oferta juaj është postuar me sukses.

Detyra juaj është kryer me sukes, tani na mbetet të ju dëshirojmë fat që punëdhënësi ndër të gjitha ofertat të zgjedh ofertën tuaj.

Hapat e tjera pas pranimit të ofertës tuaj janë:

  1. Pranimi dhe depozitimi i parave nga ana e punëdhënësit në QASJE.COM
  2. Fillimi i Punës tuaj
  3. Dorëzimi i punës tuaj së bashku me faturën paguese
  4. Pranimi i punës si e kryer nga ana e punëdhënësit dhe konfirmimi i lëshimit të parave
  5. Lëshimi i parave nga sistemi i QASJE.COM në llogarinë tuaj
  6. Puna e MBYLLUR ME SUKSES
  7. Lënia e vlerësimit nga ana e punëdhënësit nga 1 yll, në 5 yje për punën e kryer (vlerësim që do shihet nga të gjithë punëdhënësit e tjerë).

Në momentin që do paraqitet ky buton në Projektet tuaja aktive, do vazhdoni me punë, pas disa ditëve/orëve që do e kryeni punën e klikoni si të kompletuar.

Në ndërkohë do të shkoni në llogarin tuaj, dhe në anën e majtë keni opcionet për të hyrë në projektet aktive. Në njërën nga opcionet paraqiten “Hapësirat e punës“, këtu do bëni diskutimin tuaj me punëdhënësin ku mund të shkruani mesazhe dhe sqarime plotësuese.

Pasi kryeni punën në, opcionin më lartë në “Projektet e Fituara” hyni dhe shtypni butonin e gjelbër për punë të dorëzuar, e konfirmoni duke shtypur më poshtë “Po, shëno si të dorëzuar me sukses”.

Në këtë moment punëdhënësi do kontrollon punën e kryer dhe jua lëshon pagesën në sistemin e QASJE.COM. Brenda 5 ditëve QASJE.COM do të lëshon paratë në llogarinë tuaj.

Pas kësaj puna rradhitet në opcionin e punëve “të paguara dhe të dorëzuara“.

Në çdo hap në vazhdimin e punës, ju do të informoheni përmes e-mailit dhe do të udhëzoheni se çfar duhet të bëni saktësisht.

Për çdo paqartësi, na shkruani në çdo kohë në info@qasje.com.

SUKSESE!