PËR NE

Gjithçka me ne fillon përmes njerëzve të të rinjëve të talentuar të cilët sjellin biznesin në një nivel tjetër – PUNA ONLINE.
Duke filluar nga viti 2018, Diaspora, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë tani në dorë një platformë në gj. Shqipe e cila do të ju mundësojë të Ofrojnë Shërbime Online si dhe të Kryejnë punë Online.

Platforma jonë bashkon realisht shitësin dhe blerësin e shërbimeve, projekteve dhe detyrave të cilat kryhen shpejtë dhe me kualitet të lartë nga distanca. Ju nuk do të keni nevojë të prisni në radhë por as që të harxhoni kohë, dhe pyetje të shumta rreth asaj që duhet ta kryeni.

Qëllimi jonë është që të lehtësojmë rrugën e nxënësve, studentëve si dhe individualiteteve të talentuar të shfrytëzojnë hobit e tyre për të fituar para ekstra. Duke bërë atë që ato dashurojnë dhe duke ju dhënë një mundësi gjigante për të qenë të pavarur.

Duke bashkuar kështu edhe bizneset të cilat bëjnë punë kualitative të jenë në shërbim të klientëve 24/7 për të kryer punë sa më shpejtë.

Duke mundësuar biznesin e ëndrrave tuaja QASJE.COM vazhdon me pranimin e krijuesve të rinj, dhe blerësve të sinqertë.

Një jetë më ndryshe, duke punuar ngado që ndodhesh dhe të fitosh para pa kushtëzime duke jetuar jetën me rregullat e tua personale.

NDIHMË

  • Si mund të punoni përmes QASJE.COM
    Mbështetje për përdoruesit tanë
  • Besim dhe Siguri
  • Ruajmë Privatësinë tuaj (Privacy)

QASJE.COM (“Ne”) jemi të përkushtuar në ruajtjen e privatësisë tuaj. Këto rregulla vendosin bazamentin e rregullave se si çdo e dhënë të cilën ju e ndani me ne do të kontrollohet nga ana jonë dhe do të trajtohet në mënyrë diskrete duke ruajtur privatësinë tuaj deri në maksimum. Ju lutemi lexoni tekstin në vazhdim në mënyrë të kujdesshme për të kuptuar se si trajtohen të dhënat tua.

Duke vizituar QASJE.COM dhe duke komunikuar në mënyrë digjitale me ne ju hyni në relacion me mënyrat se si ne do i trajtojmë të dhënat tuaja bazuar në këtë rregullore të privatësisë. Me “të dhënat tuaja” nënkuptojmë të dhënat private si Emri, përshkrimi juaj, puna që bëni, ditëlindja, adresa e e-mail, ose adresa e banimit tuaj.

Përditësimi më i fundit i kësaj rregullore është 17 Shtator 2017.

  • MBLEDHJA E TË DHËNAVE PËRFSHIRË E-mail adresat

Të dhënat që i mbledhim për juve bëhen vetëm në këto mënyra ligjore:

Vetëm ju shkruani të dhënat tuaja duke plotësuar formularët, faqet e kësaj Web Faqeje (QASJE.COM). Kjo mund të përfshijë çdo informatë të shtypur gjatë kohës që ju regjistroheni, bëni abonim në faqen tonë ose kur postoni ndonjë projekt, dërgoni mesazhe përmes sistemit tonë, postoni në hapësirat e punës që i keni në web faqe, duke bërë pagesa ose duke pranuar pagesa përmes llogarisë tuaj të QASJE.COM, po ashtu edhe përmes të dhënave të transaksioneve të ndryshme përmes Web Faqes.

Ndodh që të ju kërkojmë informata shtesë kur ju raportoni ndonjë problem ose ankesë në lidhje me ndonjë funksionalitet që nuk i plotëson nevojat tuaja (pa mare parasysh nëse ngrëni padi formale apo jo).

Mund që të regjistrojmë kontaktimin përmes juve juve dhe neve.

Mund të ju kërkojmë të plotësoni anketa të cilat do ti përdorim për qëllime hulumtuese, edhe pse nuk do të jeni të detyruar të ju përgjigjeni patjetërsisht.

Të dhënat e mesazheve që dërgoni ose pranoni duke shfrytëzuar hapësirën e punës, duke përfshirë çdo gjë pa limit në atë që shkruani ose informoni.

Mesazhet nuk janë private dhe nuk janë të besueshme. Ndonjëherë mund të shfrytëzojmë informatën e pranuar për juve nga pala e tretë si për shembull Kartelat e Kreditit, agjensionet e referimit, kërkimet tuaja, PayPal, kompani të tjera, dhe nga llogari të tjera që mendojmë se ju i kontrolloni qoftë pjesërisht ose në mënyrë gjithëpërfshirëse.

  • SHFRYTËZIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Ne do ti shfrytëzojmë të dhënat tuaja për të plotësuar kërkesat tuaja dhe do të kërkojmë të dhëna të cilat janë adekuate, relevante dhe jo të tepërta për këto qëllime. Kur ju dërgojmë informatë për çfarëdo qëllimi mund të jetë përmes e-mail (postës elektronike) ose postës. Kur ju kërkojmë të dhënat personale mund të përfshijë këto qëllime:

Mund të ju kontaktojmë kohë pas kohe për të ju informuar për shërbime të reja që ofron sistemi ynë.

Mund të ju dërgojmë përditësime të vazhdueshme në projektet që mendojmë mund të ju interesojnë.

Mund të ju dërgojmë kërkesa për informata rreth produkteve ose shërbimeve tona.

Mund të përdorim të dhënat tuaja për qëllime të marketingut.

Mund të përdorim të dhënat tuaja në mënyrë interne, për të ju mundësuar juve shërbime nga ne përmes sistemit të Web Faqes për të administruar me Web Faqen dhe për të na ndihmuar të përmirësojmë shërbimet tona.

Të ju mundësojmë të merrni pjesë në aktivitetet tona kur ju do të dëshironi vetë.

Mund të përdorim të dhënat tuaja për të ju njoftuar për ndryshimet që mund të ndodhin në rregulloren dhe privatësinë, ose Web Faqen.

Mund të përdorim të dhënat tuaja për të zvogëluar rrezikun, ose për të hetuar, për të parandaluar, ose për të rikuperuar mashtrimet, dyshimet ose aktivitete të tjera jo ligjore.

  • TË DHËNAT ANONIME TË MBLEDHURA NGA WEB FAQJA

Për më shumë nga informatat që i mbledhim nga ato që cekëm më lartë, ne shfrytëzojmë teknologji për të mbledhur informata anonime për përdorimin e Web Faqes tonë. Për shembull serveri jonë automatikisht regjistron cilat faqe të Web Faqes vizitohen nga përdoruesit, IP Adresa e tyre dhe cilin Web Kërkues ato e shfrytëzojnë. Kjo teknologji nuk ju identifikon juve personalisht kjo vetëm na mundëson neve për të mbledhur statistika rreth vizitorëve dhe përdorimit të Web Faqes.

Web Faqja jonë përmban HYPER linqe të cilat lidhin me Web Faqet e tjera. Mund të përdorim teknologji për  të regjistruar sa shpesh këto linqe klikohen e ashtu me rradhë. Të githa këto teknologji nuk do të ju identifikojnë personalisht, thjesht përdoren për të dhëna statistikore.

  • COOKIES

Të dhënat anonime të cekura më lartë, mund të merren duke përdorur të ashtuquajturat “cookies” të cilat mbeten në direktoriumin e cookies, të Web Kërkuesit tuaj derisa ju do e mbyllni atë. Cookies, nuk mund të përdoren për të identifikuar identitetin e përdoruesit. Cookies, paraqet një pjesë të vogël të informacionit i cili ruhet në Kërkues duke u vendosur në Hard Disk-un e kompjuterit tuaj. Ato nuk dëmtojnë kompjuterin tuaj. Gjithashtu mund ta konfiguroni Kërkuesin tuaj që çdoherë të ju njoftojë kur do të ruhen cookies.

  • ZBULIM I TË DHËNAVE TUAJA

Ne nuk shpërndajmë, ose të shesim, ose të distribuojmë të dhënat tuaja presonale me njerëz të palës së tretë, përveç nëse kjo deklarohet në të dhënat e privatësisë ose nën këto rrethana:

Në mënyrë që të ju ofrojmë juve informatat për produktet të cilat i keni kërkuar, të dhënat personale mund që me raste të transferohen ose të shpërndahen me kompani të tjera në grupin tonë të kompanive ose të palëve të treta të cilët veprojnë për ne për më shumë procesime në pajtim me qëllimet me të cilat të dhënat janë mbledhur ose për qëllime të cilat ju jeni pajtuar më parë. Për shembull, ndonjëherë pala e tretë mund të qaset në të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmbajë teknologjinë tonë të informacionit ose për të dërguar mail në emër tonin.

Ne i mbajmë të dhënat tuaja në bazën tonë të të dhënave dhe mund të ndodh që kohë pas kohe tu dërgojmë email ose të postojmë informacione që të ju tregojmë për produktet tona të ngjashme dhe shërbimet të cilat mund të ju interesojnë. Nëse nuk dëshironi të pranoni e-mail ose postime të tjera nga ana jonë për këto qëllime, na tregoni duke klikuar “unsubscribe” .

Atëherë kur ju pajtoheni, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja me kompani të tjera brenda grupit tonë të kompanive ose të zbulojmë të dhënat tuaja personale tek bizneset e tjerë të cilët mund të ju kontaktojnë në lidhje me produktet ose shërbimet e tyre që mund juve të ju interesojnë.

Mund të transferojmë, të shpërndajmë, ose të shfaqim të dhënat nga baza e të dhënave ose regjistrimet e serverëve për tu mare me ndonjë kërkesë ligjore, shtetërore, për hire të sjelljes së drejtësisë ashtu që të mëremi me bazat e të dhënave kundër MASHTRIMEVE, për të ruajtur interesin tuaj vital, për të ruajtur sigurinë dhe integritetin e bazave tona të të dhënave ose sistemit të Web Faqes, për të marrë masa paraprake kundër përgjegjësisë ligjore, ose në rast të shitjes, bashkimit, riorganizimit, shpërbërjes ose ngjarjeve të ngjashme. Ne do t’ju informojmë për çdo transferim ose zbulim të tillë siç kërkohet me ligj.

Aty ku do të jetë e patjetërsueshme të shfaqen të dhënat para palës së tretë, përpara se të japim leje për të mare të dhënat, me anë të kontratës do të kërkojmë ato të dhëna të ruhen me masat e nevojshme duke respektuar ligjin për privatësi.

Përderisa ju e lidhni qasje.com llogarinë tuaj me Facebook-un tuaj (duke u loguar përmes Facebook) mund të ndajmë, të transferojmë disa nga të dhënat personale drejt Facebook-ut. Kjo leje do të kërkohet në momentin që konektoni llogarinë tuaj. Përderisa keni dhënë këtë leje ajo është aktive, pastaj mund ta pa mundësoni këtë funksion në çdo kohë duke ndryshuar “lejet” (settings) në Facebook ose në Qasje.com.

  • QASJE NË TË DHËNAT DHE PËRMIRËSIMET

Përderisa ne pranojmë kërkesën tuaj të shkruar dhe informacion të mjaftueshëm për të na lejuar neve që të identifikojmë të dhënat tuaja personale, do të ju shfaqim të dhënat tuaja personale që ne i mbajmë për juve, për çka ne mund të marrim përqindje aq sa lejohet me ligj. Ne poashtu do të përmirësojmë, ndryshojmë ose fshijmë çdo të dhënë personale e cila nuk është e saktë dhe do të njoftojmë pranuesit e palës së tretë për ndryshimet. Ju mund të ndryshoni çdo informatë që na keni dhënë në Web Faqen tonë, duke na kontaktuar në adresat e kontaktit tonë.

Kërkesat për të fshirë të dhënat personale janë subjekt i aspektit ligjor dhe i dokumentimit etik të të dhënave drejtuar neve.

 

  • LINQE NË WEB faqet tjera

Web Faqja QASJE.COM mund të përmbajë hiperlinqe drejt Web Faqeve të cilat nuk kontrollohen nga ana jonë. Këto linqe jepen për qëllime të informimit dhe të referencave të nevojshme të cilat nuk kanë të bëjnë me aktivitetet me te cilat merren këto Web Faqe. Ne nuk i kontrollojmë këto Web Faqe dhe nuk mëremi me praktikat e privatësisë me të cilat operojnë ato. Ne do të ju kishim rekomanduar të rishikoni Rregulloret the Praktikat e Sigurisë të postuara në këto faqe para se të shfrytëzoni ato ose të regjistroni të dhëna për veten.

  • Transferimi i të dhënave jashtë shtetit

Nëse ju e vizitoni këtë faqe nga shtet tjetër në krahasim me atë në të cilin serverët tonë janë të lokalizuar, komunikimi përmes sistemit do të bëhet duke transferuar të dhënat jashtë kufijve internacional. Po ashtu transferimi i të dhënave mund të bëhet edhe nëpërmes kompjuterëve dhe procesorëve të ndryshëm të cilët mund të jenë të lokalizuar në mbarë botën.

  • NDRYSHIMET NË Rregulloren e privatësisë

Çfarëdo ndryshimi që mund të bëjmë në rregulloren e privatësisë në të ardhmen, do të postohet në këtë faqe dhe, kur do të jetë e nevojshme do të njoftoheni përmes e-mail-it.

 

KONTAKT

Nëse keni ndonjë pyetje, koment ose kërkesë rreth Rregullores së Privatësisë ju lutemi na kontaktoni.