Ne jemi QASJE.COM, e vendosur në Republikën e Maqedonisë. Kjo faqe paraqet Kushtetutën e operimit tonë në rrjet (online). Këtu tregohet se çfarë bëjmë ne dhe si e bëjmë.

Duke përdorur sistemin e Web Faqes tonë QASJE.COM ju tregoni që pajtoheni me rregullat dhe kushtetutën e faqes, duke vërtetuar që pajtoheni të veproni në pajtim me to.

Këto rregulla janë në pronësit ë plotë të QASJE.COM dhe mund të ndryshohen në çdo kohë.

Fleta sqaruese:

Shërbimet

Shërbimet që ofrohen në QASJE.COM janë ose shërbime të paguara honorar (për orë pune), ose shërbime me çmim fiks. Shërbimet dhe projektet e ofruara në këtë mënyrë në QASJE.COM janë të emërtuara me emrin si “punë”. Nëse puna është e pranuar ose jo varet krejtësisht nga Punëdhënësi/Blerësi. QASJE.COM nuk ka kurrfarë kontrolli në këtë proces. Shërbimet ofrohen nga Punëdhënësit drejtpërsëdrejti tek Punëtorët e pavarur, të cilët e caktojnë projektin/shërbimin që do ta dorëzojnë, çmimin dhe të gjitha kërkesat e tjera. Në nisje të punës, Punëdhënësi i depoziton paratë në arkën e Sistemit tonë, dhe Punëtori duhet të tregojë kërkesat e realizimit të punës në hapësirën punuese.

Punëtori, duhet të paraqesë raportin përparim të vazhdueshëm gjatë realizimit të punës, dhe të përgjigjet vazhdimisht në mesazhet e Punëdhënësit brenda ditës, në hapësirën e tyre të punës.

Punëtorët duhet patjetër të dorëzojnë punën brenda kohës së caktuar për dorëzim qoftë në kontratën e punës ose në mesazhet e shkëmbyera në hapësirën e punës. Vlerësimi i punëtorëve do të penalizohet në raste të vonesave ose mos realizimit të punës.

Pra, Punëtorët patjetër të kryejnë punët e tyre dhe Punëdhënësit pajtohen të paguajnë për punën e dorëzuar. Përdoruesit e sistemit tonë do të penalizohen në raste kur pa arsye do të anulojnë punën e postuar, ose kur kërkojnë të ju kthehen paratë nga sistemi pa shkak të arsyeshëm. Punëtorët do të kenë mundësinë të ofrojnë dy ose më tepër rishikime të projektit të realizuar derisa ta pëlqejë Punëdhënësi.

Në momentin që puna do të kompletohet, Punëtori duhet ta caktojë si “të kompletuar” dhe të ngrit kërkesën për të pranuar pagesën, duke përfshirë këtu edhe lëshimin e shumës së vendosur në Arkën e Sistemit nga ana e Punëdhënësit. Punëtorët nuk duhet të kërkojnë pagesë para se të kompletojnë punën, kurse Punëdhënësit duhet patjetër të paguajnë në periudhë prej 7 ditësh pas marrëveshjes drejt realizimit të punës.

PAGESAT

Të gjitha pagesat për punën e kryer duhet të bëhen përmes Sistemit të faqes tonë QASJE.COM përveç nëse QASJE.COM ka dhënë leje me shkrim për ndonjë punë të veçantë ose fakturë. Çdo orvatje tjetër për të realizuar pagesën përmes mënyrave tjera jashtë QASJE.COM Sistemit, do të sjellë sanksione të Përdoruesve dhe mbyllje të menjëhershme të llogarisë. Përdoruesit duhet menjëherë të DENONCOJNË në QASJE.COM çdo Punëdhënës që ofron pagesë jashtë Sistemit ose çdo Punëtor që pranon pagesa të tilla.

Të Drejtat

Në momentin që kryhet pagesa, Punëdhënësi i ka të gjitha të drejtat e punës së dorëzuar nga ana e Punëtorit.

Kontrata

Për qëllime të mesazheve të shërbimit, vërejtjeve, ofertave dhe të rejave rreth sistemit, përdoruesit pranojnë njoftime në faqet e ndryshme dhe e-mail në e-mail adresat e bashkangjitura me llogaritë e tyre. Përdoruesit mundet lehtësisht të çkyçen nga këto njoftime në email adresat e tyre duke e ndjekur linkun për çregjistrim nga lista e njoftimeve ose nga faqja e rregullimeve.

– Llogaritë e Përdoruesve

Për të pasur qasje të plotë në sistemin e QASJE.COM, përdoruesit duhet të regjistrohen për një llogari, të paraqesin informacion të saktë dhe të kompletuar, dhe të mbajnë informacionin e tyre gjithmonë koherent. Të dy palët, edhe Punëdhënësit edhe Punëtorët kalojnë procesin e njëjte të regjistrimit. Secila llogari duhet të jetë llogari personale, por përdoruesit mund të bëjnë tregti si kompani, si persona fizik ose ndonjë entitet tjetër ligjor.

Përdoruesit e njëjte nuk mund të kenë më shumë se një llogari.

Informatat që përdoruesit paraqesin publikisht në profilin e tyre, duhet të jenë në përputhje me rregulloren e privatësisë.

QASJE.COM, ka të drejtën të limitojë qasjen tuaj përkohësisht ose ta bllokojë llogarinë tuaj në mënyrë të përhershme, të ndalojë çfarëdo pune që keni në rrjedhë, të anuloj çfarëdo nga postimet tuaja, të njoftojë Punëdhënësit ose Punëtorët për veprimtarinë tuaj, ose të ju lëshojë paralajmërim nëse:

  1. Ju theni rregullat e Rregullores së paraqitur me shkrim ose Rregullat e privatësisë
  2. Mendojmë që veprimet tuaja mund të shkaktojnë humbje të besimit të klientëve tanë
  3. Ose kur nuk jemi në gjendje të verifikojmë ndonjë informatë rreh jush

Përdoruesit vetë mbajnë përgjegjësi për aktivitetet që ndodhin në llogarinë e tyre, përveç se janë veprime jashtë kontrollës së tyre (siç mund të jetë hakërrimi ose nëse dikush vjedh fjalëkalimin e tyre pasiqë ato kanë ndërmarrë hapa paraprak për ta mbajtur atë të sigurtë).

Përdoruesit nuk e kanë të lejuar të përdorin llogarinë të tjetër kujt ose informatat e regjistrimit për Sistemin e Web Faqes.

———————-

 

1. Si mund të bleni në mënyrë të sigurtë

  •  Ju do të gjeni disa informacione rreth punëtorit në Qasje.com, si për shembull vlerësimet që ai ka marur nga punët e mëparshme të kryera online në sistemin tonë.
  •  Komente dhe vërtetime që ka marur nga punëdhënësit
  •  Lidhje sociale, linqe të vërtetuara nga Facebook-u ose Linked-in.
  •  Nga shembujt që ai ka paraqitur prej punëve të realizuara profesionalisht.

2. Komunikoni me shitësin përmes fushës se mesazheve

  •  Vendosni paratë tuaja në arkën e sistemit (ato do të jenë të sigurta në QASJE.COM, deri sa të kryhet puna e paraparë, nëse nuk jeni të kënaqur nga puna ne ua kthejmë paratë).
  • Pagesa e kryerjes së punës. Pasiqë punëtori ta shënoj punën si të kryer, do të kërkoj nga ju që të kryeni pagesën. Ju do të aprovoni që puna është e kompletuar, dhe do të shtypni butonin për tu dërguar paratë që i vendosët ne sistem (në arkën e sistemit QASJE.COM) të lëshohen drejt punëtorit. Pasi që ju aprovoni këtë, kjo kërkesë do të kontrollohet edhe një herë nga ana jonë dhe do të depozitohen paratë te punëtori.

3. Gjithmonë paguani VETËM PËRMES QASJE.COM

Çdo orvatje e juaja për të kryer ose për të pranuar pagesa nga burime të tjera në internet ose qoftë edhe kesh, do të dënohet nga ana e Qasje.com ashtu që profili juaj do të penalizohet dhe nuk do të ju lejohet më pjesmarje në sistem si punëdhënës e as si punëtor. E njejta do të ndodh nëse dikush ju lajmëron në redaksinë tonë se dëshironi të kryeni pagesa në mënyra të tjera nga burime të tjera.

Nëse ju ofroni pagesa nga burime të tjera, nuk keni siguri përmes arkës së sistemit, çka domethënë që nuk keni garanci që mundi juaj do të paguher apo që puna juaj do të kryhet deri në fund! Keni Kujdes! Përmes sistemit të QASJE.COM kjo mungesë garancie mbyllet ashtu që drejtpërdrejtë stafi jonë meret me sigurinë e pagesës dhe parasë tuaj, duke i rezervuar ato në mënyrë të sigurtë në arkën e sistemit përderisa bëhet kontrata e punës, dhe pastaj i lëshon ato kur të dy palët (punëtori dhe punëdhënësi janë të kënaqur).

Fitimi nga puna e realizuar

Nga puna e realizuar ju do të merni pagesën e plotë ku do to paguani taksë prej 15% të pagesës së plotë drejt sistemit të QASJE.COM. Domethënë kjo shumë do të ju minusohet nga shërbimet që kryeni. Shembull, nëse ju Kryeni shërbim prej 20Euro, 3 EURO do të minusohen nga sitemi, dhe ju do të merni në llogarinë tuaj saktë 18 euro. Mos haroni, që QASJE.COM ju mundëson punën nga ngrohtësia e familjes dhe shtëpisë tuaj.

NGIRTJA (TËRHEQJA) E PARAVE

Pasiqë të keni fituar 15Euro ose më shumë në llogarinë tuaj, ju mund që ti tërhini paratë përmes shërbimit PAYPAL ose Skrill (do të mundësohet në të ardhmen). Taksa që do të paguani për ngritjen e paraqe varet nga pala e tretë, gjegjësisht nga këto shërbime që ju do të përdorni. Paypal në Maqedoni dhe Shqipëri mund të përdoret vetëm për Pagesa Online dhe jo për të Pranuar Pagesa. Nëse nuk keni llogari të tillë mund të hapni, në Maqedoni dhe Shqipëri mund të tërhiqni paratë tuaj përmes WesternUnion (taksat e harxhimeve të ngritjes së parave i paguani vetë). Ndërsa ata që gjenden në diasporë mund të  përdorin shërbimet e PAYPAL dhe pastaj ti merni paratë ose ti shfrytëzoni përmes kartelave elektronike (Credit/Debit Card) lokalisht, por edhe për të blerë online.